ZYRTARE: Real Madrid konfirmon operimin e Ramosit
BKT
Sport

ZYRTARE: Real Madrid konfirmon operimin e Ramosit

Klubi madrilien Los Blancos ka konfirmuar se Sergio Ramos është operuar me sukses gjatë ditës së sotme

Reprezentuesi spanjoll ka pasur probleme me lëndime këtë sezon dhe sot është njoftuar se ai është nënshtruar me sukses operacionit në gjurin e tij të majtë, shkruan lajmi.net.

“Operacioni u realizua nga Dr. Mauel Leyes, nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të Real Madrid”, shkroi në njoftimin zyrtar të klubit.