UEFA ia uron ditëlindjen Valon Berishës
BKT
Sport

UEFA ia uron ditëlindjen Valon Berishës

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 28-të.

Me rastin e ditëlindjes së tij, edhe profili zyrtar i UEFA-s në gjuhën gjermane, ia uroi bashkë me disa foto, transmeton Gazeta Express.

Ndër to ishte edhe festa e shënimit të golit me Kosovën në ndeshjen ndaj Anglisë, shkruan Gazeta Express.

“28 – Urime ditëlindjen, Valon Berisha!” – shkroi UEFA duke ia bashkuar edhe disa emoji të ndryshme, përfshirë edhe flamurin e Kosovës.

Ylli kosovar aktualisht është pjesë e klubit të Ligue 1 të Francës, Reims, ku po kalon periudhë të mirë, ndërsa është edhe në shoqërinë e Arbër Zenelit.