VIDEO-Krasniqi: Në gazetari mund të zgjedhësh, ndërsa poezia zgjedh vetë
Gazetari Uran Krasniqi ka thënë se dallimi kryesor mes gazetarisë dhe poezisë është se në gazetari mund të zgjedhësh për të shkruar kurse në rastin e poezisë është ajo që të zgjedhë për të shkruar.
Krasniqi, ka qenë i ftuar te RTK, përkatësisht në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, ku ka folur për librin e tij me poezi “Lule mes ndërtimesh të egra”.
Ai është shprehur se ani se gazetaria dhe poezia të dyja operojnë me gjuhë, megjithatë ajo dallon.
“Në gazetari mund të zgjedhësh momentin e subjektin për të shkruar, kurse në poezi dhe në përgjithësi në letërsi, është ajo që e zgjedhë edhe momentin e edhe subjektin. Gjuha e lajmeve është më teknike, ndërsa gjuha e poezisë, në fakt në përgjithësi e letërsisë, është gjuhë ku fjalët kanë më shumë shpirt”, ka thënë Krasniqi.
Duke u ndalur te vlerësimet për librin e tij ai ka thënë se ato janë të ndryshme, por duke e veçuar pyetjen “vetë i ke shkruar?”. Krasniqi ka thënë seaktualisht po punon për të shkruar prozë.























