09:40 / 11.02.2021
Kurti shfaqet në krah të Bulliqit dy ditë pas sulmit ndaj zyrtarit komunal
Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Podujevës ku edhe ka mbajtur takim me qytetarët e Llapit.
Kurti së bashku me gruan e tij e zyrtarë të partisë, janë parë duke ecur nëpër Podujevë.
Së bashku me të është edhe kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi që pak ditë më parë u denoncua në polici për sulm ndaj një zyrtari të komunës.
Deri më tani, Kurti nuk ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet saktësisht se çka ka ndodhur atë ditë në emergjencën e Podujevës.
Ndërkohë, Express dje ka publikuar pamjet në të cilat shihet Shpejtim Bulliqi teksa e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.
Vetë Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë.























