09:51 / 11.02.2021
Presidenti serb bisedon me Henry Kissinger, nuk tregon temën e bisedës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë në distancë me ish-sekretarin amerikan të shtetit, Henry Kissinger.
“Pata nderin e veçantë që të marrë pjesë në këtë sesion të mbyllur”, ka shkruar Vuçiç në Instagramin e tij.
“Bisedova me ish-sekretarin amerikan të shtetit dhe ish-këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, Henry Kissinger”.
Vuçiç nuk ka treguar se cila ka qenë tema e bisedës dhe nëse në këtë bashkëbisedim kishte edhe pjesëmarrës të tjerë.
Kissinger përveç një figurë politike, ai është edhe një akademik i respektuar dhe një nga njerëzit më influencues në politikën e jashtme.
Ai kishte fituar edhe çmimin Nobël për Paqe.























