Debati në RTK: Politika e jashtme ndikon drejtpërdrejt në dialogun me Serbi
BKT
Lajme

Debati në RTK: Politika e jashtme ndikon drejtpërdrejt në dialogun me Serbi

Ndër temat më të diskutueshme pa dyshim janë edhe dialogu me politikën e jashtme. Për këto tema që konsiderohen si sfidë për Qeverinë e ardhshme po diskutohet në kuadër të emsionit Debat të RTK-së, ku të ftuar janë Anton Berisha nga LDK, Blerta Deliu-Kodra nga PDK dhe Samet Dalipi në AAK.

Panelistët konsiderojnë se çështja e dialogut është më shumë rëndësi për vendin dhe duhet të trajtohet me shumë kujdes.

Sipas tyre proceset e fundit në vendin tonë moskoordinimi si duhet ka bërë që kjo çështje të zgjatët shumë.

Të ftuarit thonë se politika e jashtme ka shumë rëndësi tani pasi ka ndikim direkt në dilogun Kosovë-Serbi, prandaj duhet të ruhen raportet me shtetet mike.

Berisha tha se roli i Kosovës duhet të jetë konstruktiv me partnerët ndërkombëtar dhe jo palë e tekeve.

“Pas marrëveshjes së Uashingtonit dhe emërimin e komisionarit Lajçak është bërë një përpjeke e një koordinimi amerikano-europian siç ishte edhe në të kaluar për ta përshpejtuar procesin e dialogut, por proceset që ndodhën brenda në Kosovë por edhe bashkëpunimi i mangët ndërmjet Amerikës me Evropën e kanë zhagitë procesin dhe tash ne jemi në një situatë ndryshme ku kemi një administratë të re amerikane, prandaj çështja e dialogut ka mbetur që të shqyrtohet në periudhën vijuese”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës dialogu është stërgjatur shumë sa që është vështirë që t’i gjendet filli i debatit politik.

“Kritikat që kanë ardhur në adresë të dialogut janë kryesisht populiste, dhe jo realitet i procesit politik. Roli i Kosovës është të jetë konstruktiv e serioz me partnerët tanë. SHBA-të dhe BE-në, dhe jo si palë e tekeve që të mendojmë se e gjithë bota dhe diplomacia amerikane sillet rreth nesh. Në këtë kontekst LDK-ja ka qenë konstruktive me partnered, sepse në thelb ne nuk dialogojmë me Serbinë, por me SHBA-në dhe BE-në”, ka thënë ai. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme