Berisha: LDK e ndërpreu qeverisjen e Kurtit për shkak të konfliktit me SHBA
BKT
Lajme

Berisha: LDK e ndërpreu qeverisjen e Kurtit për shkak të konfliktit me SHBA

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Anton Berisha në “Debatin Zgjedhor” në RTK, ka thënë se Qeveria Kurti ka krijuar problem dhe jo ajo e Hotit.

“Përkundrazi qeveria Hoti ka ndërprerë bashkëpunimin me Kurtin si shkak i krijimit të konfliktit me partnerët tonë kryesor”, ka thënë Berisha.

E me këtë konstatim nuk u pajtua Blerta Deliu- Kodra e PDK-së, e cila tha se Kosova ka vazhduar të jetë në status kou edhe në mandatin e fundit qeverisës.

“Të gjithë ata që merren me çështje të politikës së jashtme e saktësojnë se në vitin e fundit Kosova është vendosur në status kou. Skena politike në Kosovë ka qenë aq shumë e ndarë sa që ishte e pamundur të kemi një zë unifikues në raport me institucionet ndërkombëtare. Ne e kemi qartësuar se dialogu nuk mundet me qenë i një partie politike. I gjithë spektri politik duhet ta marrë riskun e përfshirjes, sepse deri tani kemi dy qeveri që iu është ndërprerë mandate shkaku i dialogut”, tha Deliu-Kodra. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme