Daut Haradinaj pas tubimit masiv me rininë e Aleancës: Urime fitorja!
BKT
Lajme

Daut Haradinaj pas tubimit masiv me rininë e Aleancës: Urime fitorja!

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Daut Haradinaj, ka falënderuar rininë e Kosovës dhe atë të komunës së Deçanit pas përkrahjes që ia dhanë sonte Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore.

Përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetin social në Facebook, Daut Haradinaj, ka uruar fitoren e AAK-së të dielën kur edhe mbahen zgjedhjet.

“Faleminderit rini e Kosovës, faleminderit Deçan! Urime fitorja e 14 shkurtit! #ForcaeKosovës135”, ka përfunduar Haradinaj shkrimin e tij.

 


MË SHUME NGA Lajme