Abdullahu: Fushata kishte të bënte me akuza, e jo me programe
BKT
Lajme

Abdullahu: Fushata kishte të bënte me akuza, e jo me programe

Në Debatin Zgjedhor në RTK, kandidati për deputet nga PDK-ja, Faton Abdullahu ka thënë se fushata zgjedhore është një konstatim që nuk është punë programesh, por më shumë e akuzave.

Në anën tjetër, Besa Gaxherri, kandidate për deputete nga LDK-ja, tha se masat parandaluese për pandeminë janë në fuqi që nga nëntori i vitit të kaluar.

“Tani kemi një lloj virusi të ri dhe ai bartet nga Evropa, prandaj është dashtë të vendoset kjo masë e testit PRC në kufi, edhe pse është përdorur politikisht. Mbrëmë kishim shumë sulme se pse u hoqën masat për gastronominë dhe lëvizjen e lirë”, ka thënë Gaxherri.

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Selim Selimi tha se me paraqitjen e programit hynë edhe në një risk, sepse duhesh me u përball me realizimin e atij programi.

“AAK-ja ka një program të realizueshëm, prandaj ne edhe marrim riskun për të. Ne kemi dëgjuar më shumë popullizëm sesa shifra konkrete”, tha Selimi. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme