Vv në Prishtinë ka fituar më shumë vota se të gjitha partitë bashkë
BKT
Lajme

Vv në Prishtinë ka fituar më shumë vota se të gjitha partitë bashkë

Lëvizja Vetëvendosje po udhëheqë bindshëm në shumicën e komunave të Kosovës

Në kryeqytet ajo ka më shumë vota se të gjitha partitë bashkë.

Tashmë kur pothuajse janë numëruar të gjitha votat e rregullta (99.78 %) Lëvizja Vetëvendosje ka 62.289 vota apo përkthyer në përqindje 64.13 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 16.654 vota, pasuar nga PDK-ja me 11.643 vota, AAK-ja me 3.393 vota Nisma me 1.313, pastaj edhe partitë tjera të vogla të cilat nuk kalojnë mbi 500 vota.

Të gjitha partitë bashkë i kanë 34.837 vota, pak më shumë se gjysma e LVV-së e cila ka 62.289.


MË SHUME NGA Lajme