Osmani falënderon qytetarët: Do të punoj për interesat tuaja
BKT
Lajme

Osmani falënderon qytetarët: Do të punoj për interesat tuaja

Kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka falënderuar elektoratin për besimin dhënë Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e listës zgjedhore së cilës është nisma e saj Guxo, duke thënë se ajo do të punojë në interesin e qytetarëve dhe do të rikthejë besimin në institucionet e Kosovës.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se qytetarët e Kosovës dje siguruan një fitore historike.

“Unë zotohem të punoj gjithnjë në interesin e tyre, të sjell besim në lidershipin tonë brenda dhe jashtë vendit dhe të rikthej besimin në institucionet tona. Faleminderit nga zemra ime”, shkruan Osmani.

 


MË SHUME NGA Lajme