10:23 / 17.02.2021
Hoti në Prekaz: Nderimi për Jasharajt është nderim për gjithë të rënit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Hoti ka thënë se familja Jashari ka bërë sakrificën më të lartë për lirinë e vendit. Ai ka thënë se nderimi për ta është nderim për gjithë të rënit, raporton E.O.
“Bëmë nderime për nderuar familjen Jashari për sakrificën më të lartë të bërë për lirinë e Kosovës, duke nderuar familjen Jashari ne nderojmë të gjithë të rënit për liri”, ka thënë Hoti.
Hoti ishte i shoqëruar nga kabineti qeveritar dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari























