Shefi i zyrës së BE-së: Zgjedhjet treguan se demokracia po funksionon
BKT
Lajme

Shefi i zyrës së BE-së: Zgjedhjet treguan se demokracia po funksionon

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka takuar sot u.d të presidentit, Vjosa Osmani, për të biseduar për procesin e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit në vendin tonë.

Szunyog me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se procesi i zgjedhjeve në Kosovë ka treguar se demokracia në vendin tonë është duke funksionuar.

Ai ka thënë se BE-ja pret krijimin e institucioneve të reja për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane.

“E urova sot u.d të presidentit mbi rezultatet e zgjedhjeve dhe mbi procesin zgjedhor të qetë dhe efikas. Kosova ka treguar se demokracia e saj po funksionon. Ne jemi duke shikuar përpara për angazhimin e udhëheqësve dhe institucioneve të reja të Kosovës për të mbështetur progresin në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme