NBA shpall datën dhe vendin kur do të mbahet All-Star 2021
BKT
Sport

NBA shpall datën dhe vendin kur do të mbahet All-Star 2021

NBA ka shpallur vendin dhe datën kur do të zhvillohet ndeshja All-star.

Ndërmjet një komunikate zyrtare për media, NBA ka kumtuar se ndeshje All-Star 2021 do të mbahet në muajin mars.

Ndeshja do zhvillohet të dielën me shtatë mars në “State Farm Arena” në qytetin e Atlantas.

Ndeshja do të ketë formatin e njejtë sikur vitin e kaluar, ku skuadrat do mundohen të fitojnë me “Final Target Score” në çerekun e katërt ku nuk do të ketë kohë të caktuar, transmeton lajmi.

Sipas NBA, eventet e këtij viti do të dhurohen fonde për shkollat me ngjyrë dhe për të rritur vetëdijen lidhur me barazinë dhe COVID-19, gjithashtu edhe avokim për vaksinën.