Luksemburgu mposht Kosovën
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, ka humbuar përballje me Luksemburgun, me rezultat 89-99 sfidë kjo që u zhvillua në Prishtinë, në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror, raporton RTKLive.com.
Dueli mes “Dardanëve” dhe Luksemburgut, ka prodhuar një sfidë tejet interesante, por që skuadra mike gjithnjë kishte epërsinë në rezultat.
46-55 në favor të skuadrës së Luksemburgut, ekipet shkuan në pushim.
Në peiudhën e tretë, ‘Dardanët’ shfaqen lojë mjaftë të mirë, duke e ngushtuar epërsinë e mysafirëve, por jo edhe sa për ta përmbysur rezultatin.
Edhe në çerekun e fundit, baksetbollistët e Kosovës u angazhuan mjaft shumë, megjithatë, skuadra kundërshtare mirë e kontrollonte lojën, duke përfituar disa herë nga gabimet e skuadrës sonë, duke e fituar këtë ndeshje me 10-pikë epërsi (89-99). /RTKLive/























