16:05 / 24.02.2021
Conte kërkon mendimin e tifozëve se çfarë të bëjë me lojën e Interin
Trajneri i Interit, Antonio Conte, përmes profilit të tij zyrtar në “Instagram” iu është drejtuar tifozëve të Interit ku ka kërkuar opinionin e tyre në lidhje me stilin e lojës të cilin duhet ta aplikojë të skuadra e tij.
Tekniku i zi-kaltërve kërkoi opinionin e tifozëve ndërsa postoi një video të lojës së ndërtuar të Interit duke krahasuar një sulm kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve me golin e Lautaro Martinez ndaj Milanit fundjavën e kaluar.
“Tiki-taka apo stili i drejtpërdrejtë i lojës?
“Apo është më i mirë një ekuilibër midis të dyve? Më tregoni se çfarë mendoni”, pyetur Conte në faqen e tij.























