Ramush Haradinaj reagon për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Ramush Haradinaj reagon për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit që i është bërë mbrëmë gazetarit, Visar Duriqi.

Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit të zbardhin rastin.

Postimi i plotë:

Dënoj ashpër sulmin qyqar ndaj gazetarit Visar Duriqi. Kërkoj që organet e rendit të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit. Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt. RH.