Kështu dërgoheshin mostrat e nxënësve të helmuar për në Zagreb

Kështu dërgoheshin mostrat e nxënësve të helmuar për në Zagreb

Duke qenë se vet pushteti jugosllav i vitit 1990 kishin gisht në helmimin e nxënësve shqiptarë në shumicën e shkollave në Kosovë, mjeku Bujar Domi, përmes dokumentarit të RTK-së ka rrëfyer se si fshehurazi kanë dërguar mostrat e fëmjëve të helmuar jashtë vendit për të parë se nga cka ishte i përbërë helmi që u helmuan gati 8 mijë të rinj shqiptarë.

Bujar Domi, përmes një dokumentari të televizionit public, ka rrëfyer në detaje për ndodhinë e vitit 1990 që kishte lënë botën të befasuar, helmimin e rreth 8 mijë të rinjëve, shumica nxënës të shkollave fillore e të mesme në Kosovë.

Ai, atë kohë ishte drejtor i laboratorit të Spitalit Rajonal të Gjakovës dhe kishte qasje të drejtpërdrejt në mostrat që iu ishin marrë fëmijëve të helmur në Gjakovë, ndër të cilët ka pasur edhe foshnje.

“Cdo send kishte pengesa, nuk ishte asgjë e lehtë. Më pati shkuar mendja tek një mik i imi që tash është në Amerikë, ka qenë edhe delegat i Kushtetutës së Kacanikut, Ruzhdi Bakalli. Në atë kohë, ai ishte drejtor i ndërmarrjes këtu në Gjakovë, “Elasti”. I thash, Ruzhdi, a ke mundësi me më ndihmu, qysh me i dërgu këto mostra në Zagreb?, sepse këta që punonin në ndërrmarrje i kishin mundësitë e komunikimit dhe lëvizjeve ma të lira. Më tha, ami mu, se unë nëser ka më shku në Amerikë, i marr me vete në Amerikë. Por, i thash jo, nuk mundem më të fut në këtë rrezik, sepse dihen kontrollat në aeroport. E pa që nuk po pranoj me ia dorëzu ato mostra, atëherë tha se e ka një shofer të ndërmarrjet që shkon në Zagreb. Përmes tij pastaj kemi arritur t’i dërgojmë mostrat për Zagreb.”, ka thënë Domi në RTK.

Mjeku Bardhi flet për helmimet masive të nxënësve në vitin 1990 në Kosovë

Ajo që hodhi pak dritë mbi të vërtetën e helmimeve të nxënësve në Kosovë në vitin 1990, ishte simpoziumi i organizuar në Zagreb nga Besnik Bardhi që tani është specialist i ORL-së.

Dokumentari i realizuar nga televizioni publik, që ka trajtuar temën e helmimeve masive të nxënësve që kishin ndodhur në Kosovë në vitin 1990. Në këtë dokumentar, ka folur edhe Besnik Bardhi, që në atë kohë ishte organizatori i simpoziumit “Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore” që u mbajt në Zagreb i cili hodhi dritë mbi të vërtetën e helmimit të gati 8 mijë të rinjëve shqiptarë.

Bardhi, tregoi se kishte ftuar rreth 20 mjekë nga Kosova që dëshmuan atë që e panë.

“Shtypi i Beogradit, filloi një fushatë shumë të egër ndaj neve organizatorëve të simpoziumit. Ajo ishte një shenjë e nërvozës së tyre karshi simpoziumit që hodhi dritë mbi të vërtetën e helmimeve në Kosovë.”, ka thënë Bardhi.

Helmimit masiv të nxënësve në Kosovë i parapriu rrënimi i autonomisë së Kosovës që nisi në vitin 1989 dhe përfundoi në dhjetor të vitit 1990.

Video e dokumentarit:

 


MË SHUME NGA Aktuale