Mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim kundër COVID-19

Mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim kundër COVID-19

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që punëtorët e arsimit t’i kenë si prioritet për t’i vaksinuar me vaksinat kundër COVID-19.

Nga SBASHK’u thuhet se në periudhën e parë të këtij viti shkollor sektori i arsimit ishte nga më të prekurit me COVID-19.

“Ky do të ishte kontribut konkret me vlerë në shërbim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor dhe përmbylljes me sukses në institucione arsimore të këtij viti shkollor. Për këtë na duhen punëtorë arsimor të mbrojtur e të mbështetur nga institucionet, Këshilli i prindërve dhe shoqëria civile”, thuhet në kërkesën e kësaj sindikate.