Simons: E kam thënë dhe do ta them prapë “Kosova është shtet Sovran”
BKT
Lajme

Simons: E kam thënë dhe do ta them prapë “Kosova është shtet Sovran”

Ish Kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve në Misionin e EULEX-it për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë Malkolm Simons, në llogarinë e tij në twitter ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe është përgjegjëse për të ardhmen e saj.

Ka ardhur koha që Bashkësia Ndërkombëtare të fillojë ta trajtojë Kosovën si një partner të barabartë. 

Në mes tjerash Simons iu drejtua edhe Miroslav Lajcak në lidhje me postimin e tij në twitter ku ishte kritikuar edhe për hartën e BE-së duke cekur se BE-ja ka “status neutral”.

“A është e mundur për një organizatë siç është BE-ja  që të ketë ‘status neutral’?

Për të qenë neutral do të thotë se BE-ja mund ta mbështesë një rezultat i cili nuk përkon me interesat e Shteteve Anëtare. A është ky realiteti?  Shkruan Simons në twitterin e tij.

Simons prej vitit 2013 e kishte akuzuar dhe vazhdon ta akuzojë Misionin e Bashkimit Evropian, EULEX-in dhe Brukselin për parregullsi dhe për mënyrën se si ishte administruar drejtësia në emër të popullit të Kosovës, me pretendimin se ky është më shumë një mision politik se sa për ndarje të drejtësisë.

 


MË SHUME NGA Lajme