Caktohet masa e ndalimit ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial
BKT
Lajme

Caktohet masa e ndalimit ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial

​​​​​​​Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim Drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të lartcekurit janë shoqëruar në Polici për t'u intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Porkurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet.

Kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit. 


MË SHUME NGA Lajme