Covid-19 prek edhe “La Scala”-n e Milanos

Covid-19 prek edhe “La Scala”-n e Milanos

Pandemisë Covid-19 nuk i shpëton as teatri me famë botërore, “La Scala” i Milanos.

Teatri 243-vjecar është kthyer në një vatër e vogël infektimi pasi 35 balerinë e 3 drejtues së trupës së kërcimit kanë rezultuar pozitivë në koronavirusi.

Ka qënë drejtoria e këtij institucioni e cila ka informuar me një notë zyrtare këtë fakt.

Rasti i parë i infektimit nga Covid 19 në “La Scala” të Milanos u verifikua më 26 shkurt, e pas testimeve të kryera gjatë ditëve të fundit është verifikuar kjo vatër e vogël infektimi.

Trupa e baletit të teatrit të Milanos po punonin për të sjellë në skenë pjesën “Homash për Nureyev” i cili ishte parashikuar të transmetohet në live streaming në portalin zyrtar të “La Scala”.

Teatri i Milanos ka informuar se po punon të krijoj një rrugë bashkëpunimi me spitalin Sacco të Milanos për të kryer verifikime më specifike mbi rrezikun e infektimit nga variante të ndryshme të virusit tek personat që kanë dalë pozitivë nga testimet.”/oranews