21:59 / 05.03.2021
Forlan: Barcelona gaboi me shitjen e Suarezit
Ish-futbollisti uruguajan, Diego Forlan, është shprehur se e ka ditur se shitja e Luis Suarez do të krijonte probleme për skuadrën.
Forlan e cilësoi si të gabuar largimin e Suarezit nga drejtuesit e Barcelonës.
Luis Suarez u largua nga Barcelona verës dhe tani është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 16 gola.
“Është njësoj si largimi i Ronaldos nga Reali, 50 gola në sezon që nuk do të shënohen më”, tha ai.
“Është e dukshme se ai është një lojtar që ju mungon tani, ai ka qenë i rëndësishëm. Ai shënon, pason, dhe ka një ndikim të madh në fushë dhe jashtë”, tha Forlan, transmeton lajmi.
“Kjo tregon se ai iu mungon atyre, sapo morra vesh lajmin për largimin e tij nga Barcelona, e dija që ishte një gabim i madh”, përfundoi Diego Forlan.























