​Hoti: Fuqizimi i grave në ekonomi mbetet prioritet
BKT
Lajme

​Hoti: Fuqizimi i grave në ekonomi mbetet prioritet

Në kuadër të aktivitetit për “Shënimin e 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga programi i rimëkëmbjes ekonomike.

(E plotësuar) Për arsye të pandemisë, sot ka pasur një numër të vogël të nënshkrimeve - përfitueseve, vetëm 16 nga 250 përfituese gra.

Duke uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtaret të Gruas, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka falënderuar gratë për kontributin e pashembullt në familje e shoqëri.

Megjithëse, Hoti tha se pandemia tash e një vit ka ndikuar kryesisht edhe te bizneset e vogla dhe të mesme ku gratë janë të fokusuara.

“Jemi përballë një situatë të vështirë të pandemisë tash e një vit, dhe kemi parë që këto norma tona jo vetëm te ne, ndikojnë në jetën e grave dhe vajzave, duke i ngarkuar ato me barrën e kujdesit ndaj familjes, ndaj fëmijëve, ndaj personave. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm që nga një herë mund të duket se po shkon në mënyrë të pavërejtur, por ata që i marrin këto shërbime brenda familjes dhe shoqërisë e kanë vlerësimin më të lartë për punën që bëjnë. Është fakt që pandemia ka ndikuar... kryesisht te bizneset e vogla dhe të mesme ku gratë janë të fokusuara dhe rrjedhimisht kanë pësuar më shumë nga kjo pandemi”, theksoi Hoti.

Hoti tha se mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme për fuqizimin e grave në ekonomi dhe eliminim e dhunës në familje.

“Unë besoj që kjo (mbështetje) do të vazhdojë edhe më tutje pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin që të fuqizojmë gratë në ekonomi, që të rrisim pavarësinë financiare dhe ekonomike të grave, si dhe ta eliminojmë dukurinë negative siç është dhuna ndaj grave në familje dhe në shoqëri... Po e përmbyllim këtë program sot edhe me një informatë të mirë në bazë të bëjnë evidence që ka nxjerrë Agjencia e për Barazi Gjinore ku sipas të dhënave të sistemit të Kombeve të Bashkuara, Kosova është në mesin e 15 vendeve që kishte masa për sigurimin ekonomik të grave gjatë kohës së pandemisë krahas shteteve të më të zhvilluara të shteteve të botës”, theksoi Hoti.

Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore tha se për arsye të pandemisë, sot është një numër i vogël i përfitueseve, janë vetëm 16 nga 250 përfituese gra.

Gusia tha po ashtu se qeveria bëri një ndryshim në histori, me mbështetjen e Agjencisë për Barazi Gjinore, gratë dhe vajzat me 2 milionë euro.

“Në emër të Agjencisë për Barazi Gjinore ju falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur dhe mbi të gjitha për ndryshimin i cili është sjell në politikë hartim me ndarjen e fondit prej 2 milionë euro. Qeveria bën një ndryshim në histori me siguri edhe për ndikimin e pandemisë dhe prej një vullneti për të respektuar legjislacionin që garanton barazinë gjinore dhe për herë të parë të mbështeten, Agjencia për Barazi Gjinore, gratë dhe vajzat e Kosovës në vlerë totale prej 2 milionë eurove”, tha Gusia.

Sot për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas janë paraparë edhe disa aktivitetet të ndryshme, edhe në formë të protestave.

Hoti nënshkruhen pako ekonomike për gratë që udhëheqin biznese

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në shënimin e 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare të Gruas, aktivitet ky që është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021-Masa 4, Faza e dytë, raporton E.O.

Hoti tha se mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi e qëndrueshmëri.

Duke uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtaret të Gruas, Hoti ka falënderuar ato për kontributin e pashembullt në familje e shoqëri.

“Është ditë kur shprehim mirënjohjen për kontributin e grave. Jemi përballë një situatë të vështirë të pandemisë dhe kemi parë që këto norma ndikojnë në jetën e grave dhe vajzave. Ky është kontribut i jashtëzakonshëm për ata që marrin këto shërbime brenda familjes. Pandemia ka ndikuar të bizneset e vogla dhe rrjedhimisht kanë pësuar më shumë nga kjo pandemi”.

“Ne kemi rivlersuar prioritet në kuadër të kapacitete për të mbështetur ekonominë dhe t’i targetojmë grupet e grave në biznes. Atëherë patëm ndarë 2 milion euro. Ne kemi siguruar vazhdimësinë e edukimit për 6 948 fëmijë. Institucionet tjera kanë ndihmuar gratë në biznes rreth 400 mijë euro ministrisë e Tregtisë”.

Ai më tej la bërë të ditur, se kanë ndarë mjete për 10 strehimore të grave, raporton EO.

“Kjo do të vazhdojë edhe më tutje që të fuqizojmë gratë në ekonomi dhe ta eliminojmë dhunën ndaj tyre. Sivjet kemi dizajnuar masa 4.1 milionë euro shkon në dy drejtime. Ne sot nënshkruajmë disa prej aplikimeve që janë bërë duke i shpallur përfituesit e fazës së dytë. Po e përmbyllim këtë program ku sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Kosova është në mesin e 15 vendeve që kishte masa për sigurimin e grave”.


MË SHUME NGA Lajme