Hakohet Autoriteti Evropian i Bankimit
BKT
Lajme

Hakohet Autoriteti Evropian i Bankimit

Autoriteti i Bankimit Evropian [EBA] ka njoftuar se serverët e saj të e-mailit janë komprometuar në një sulm global kibernetik të Microsoft Exchange.

Trupi i BE-së ka thënë se të dhënat personale mund të jenë marrë nga serverët e saj. Më pas, autoriteti në fjalë e ka vënë offline sistemin e saj të email-eve, deri në një vlerësim të dëmit.

“EBA po punon që të identifikojë se çfarë të dhënash janë marrë,” thuhet aty, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Serverët e Microsoft Exchange përdoren gjerësisht për e-mail nga bizneset e mëdha dhe qeveritë. Por, pak organizata e kanë pranuar se janë goditur nga sulmi.

Sulmi kibernetik kishte shfrytëzuar një dobësi në sistemin e e-maileve të Microsoft Exchange.


MË SHUME NGA Lajme