Duda Balje reagon pas anulimit të votave të Adriana Hoxhiq
BKT
Lajme

Duda Balje reagon pas anulimit të votave të Adriana Hoxhiq

PZAP ka marrë vendim që të anulojë në tërësi votat e partive boshnjake si: Ujedinjina Zajednica – Adriana Hoxhiq, Koalicioni – VAKAT, Social Demokratska – Unija SDU, Nova Demokratska Stranka, Nasha Iniciativa në komunat si Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot e Novobërdë, e pjesërisht i janë anuluar votat partisë së Hoxhiqit dhe VAKATIT në komunën e Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut.

Në total këtyre partive boshnjake i janë anuluar 4976 vota që janë zbritur nga regjistri final i zgjedhjeve.

Ky vendim i PZAP-së bën që aktualisht Duda Balje të siguroj ulëse në Parlamentin e Kosovës. Balje ka thënë për Indeksonline se kjo është fitore e demokracisë.

“Si komunitet boshnjak, jemi të kënaqur me këtë veprim të institucioneve, në këtë rast të PZAP-së. Kjo është fitore për drejtësinë e demokracinë, fitore për të gjitha komunitetetet që jetojnë në Kosovë” ka thënë Duda Balje.


MË SHUME NGA Lajme