16:02 / 14.03.2021
Drenica dhe Arbëria barazojnë në ndeshjen për mbijetesë
Drenica dhe Arbëria kanë ndarë pikët në derbin kuqezi për mbijetesë.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante e cila në fund nuk dha fitues, pasi dy skuadrat u ndanë në paqe 1-1.
Drenica ka shkuar në pushim me avantazhin e krijuar nga Eglantin Gjoni i cili shënoi me kokë në min (31′).
Drenicakët mbyllën pjesën e parë me avantazhin minimal
Në pjesën e dytë, Arbëria tregoi cilësitë e saj. Po rridhte min (80′) kur futbollisti i Arbërisë, Çlirim Kashtanjeva shtangu Drenicën dhe barazoi shifrat.























