16:38 / 17.03.2021
Temat për të cilat u mblodh Këshilli Drejtues i PDK-së
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka konfirmuar se sot është mbledhur Këshilli Drejtues i PDK-së.
Bytyçi deklaron se temat që po diskutohen në këtë mbledhje janë ato që i ka paralajmëruar kryetari Hoxhaj ditë më parë.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues janë folur temat që veçse i ka paralajmëruar kryetari Hoxhaj. Janë ato tema të cilat u diskutuan sot nga delegatët”, deklaroi Bytyçi për Gazeta Blic.
Para disa ditësh Hoxhaj deklaroi se në këtë mbledhje do të flitet për rezultatin zgjedhor të PDK-së në zgjedhje, reformat brenda partisë, sjelljen e tyre si opozitë, çështjen e Presidentit por edhe zgjedhjet e ardhshme lokale.























