23:03 / 17.03.2021
Molliqaj: Kurti po dëshiron ta dërgon vendin në zgjedhje jo opozita
Albin Kurti po dëshiron ta dërgon vendin në zgjedhje, sepse ai dëshiron ta zgjedh për presidente atë që ne me të drejtë e kemi quajt degë e partisë, që dilte haptas dhe e kundërshtonte, kërcënonte dhe e shantazhonte, kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, tha në emisionin “Debat”, Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Social Demokrate (PSD).
“Partitë opozitare duhet ta bëjnë të qartë, të jenë të gatshme të qëndrojnë në sallë, të votojnë një president koncensual për të cilën merren vesh së bashku”, tha Moliqaj.
I pari i kësaj partie shtoi se, opozita nuk mund të votojë për dikë që e quan kryetaren e KQZ-së kriminele, e që në anën tjetër i njeh rezultatet që janë certifikuar dhe janë në interes të saj.























