Molliqaj: Deklaratat e Osmanit në BBC, shumë të dëmshme për Kosovën
BKT
Lajme

Molliqaj: Deklaratat e Osmanit në BBC, shumë të dëmshme për Kosovën

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Social Demokrate (PSD), në emisionin “Debat" në RTK, tha se asnjëherë nuk do ta votonte Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës. “Jo vetëm pse dalloj nga ajo ideologjikisht, por edhe për shkak të qëndrimeve të saj politike si dhe të pavërtetave që ajo i thotë”.

I pari i PSD-së duke folur për intervistën në BBC të Vjosa Osmanit, ushtruese e detyrës së presidentit të Kosovës, e kritikoi atë për një varg gabimesh, sipas tij, si për atë kur ajo jep deklarata publike se problemi kryesor është korrupsioni, e “dihet se Kosova ka probleme të tjera edhe më të rëndësishme, prej mosnjohjes së saj nga BE-ja e deri te problemet ekonomike”.

“Ajo ka dhënë shumë deklarata të dëmshme kur thoshte se Kosova është udhëhequr nga një kastë politike e kriminale dhe e korruptuar, duke ia konfirmuar botës në mënyrë të pavetëdijshme, por të dëmshme, akuzat që i bënë Serbia për “një ndërmarrje kriminale”. Deklarata e saj në BBC, pasi ajo i ka fituar zgjedhjet, janë të dëmshme, nëse dëgjohet me kujdes ajo gjatë intervistës është e pamatur, e dëmshme, kjo aty përpjekjen për liri e kriminalizoi, thotë Molliqaj.

“Deklaratat e tilla të zonjës Osmani, për presidentin i cili tani është në Hagë, janë të lehta për keqpërdorim nga kundërshtarët. Nëse kriminalizohet përpjekja jonë për liri kjo e humbë epërsinë tonë të fituar me luftë”, tha ai pos tjerash.

I pari i PSD-së, foli edhe për dallimet e kësaj partie me partitë e tjera në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet me Kurtin dhe të ardhmen e PSD-së.


MË SHUME NGA Lajme