Molliqaj: Në partinë e Kurtit ka njerëz me akuza
BKT
Lajme

Molliqaj: Në partinë e Kurtit ka njerëz me akuza

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Social Demokrate (PSD), në emisionin “Debat” në RTK, foli edhe për dallimet e kësaj partie me partitë e tjera në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet me Albin Kurtin dhe të ardhmen e PSD-së.

“Kurti është një politikan autokrat, ai ka probleme ideologjike. Në partinë e tij ka njerëz me akuza, PSD ka patur disa aksione kundër Albin Kurtit dhe partisë së tij. Akuzat tona kundër tij do ti mbijetojnë kohës, sepse janë të vërteta, ne do të kemi kondicion ta kundërshtojmë atë. Nëse akuzat nuk janë të mbështetura në fakte ato nuk do ti mbijetonin kohës”, tha ai.

Sipas Molliqajt, PSD me mos pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e fundit nuk ka hequr dorë nga ballafaqimi politik. “Ne kemi shtruar rrugën tonë strategjike, ne dëshirojmë të rritemi, ta forcojmë konceptin çfarë po duam e jo vetëm të garojmë për zgjedhje”, thotë ai. 


MË SHUME NGA Lajme