11:45 / 18.03.2021
PSD-ja me aksion simbolik, vendos flamuj të zinj në kryeqytet
Flamuj të zinj kanë vendosur përgjatë rrugëve të qendrës së Prishtinës, aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD), në një aksion të radhës që kanë realizuar sot.
Aksioni i PSD-së, në të cilin kanë marrë pjesë aktivistët Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi, ka filluar me vendosjen e flamujve të zinj në lokacionin e njohur si “Te Lesna” në kryeqytet.
Nga PSD-ja, ende nuk kanë shpjeguar simbolikën e aksionit.

























