LAJMI I FUNDIT: Daut Haradinaj kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se pas konsultimeve të vazhdueshme, kandidat i Aleancës për kryetar të Prishtinës do të jetë Daut Haradinaj.
"Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion. Me këtë Aleanca e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore.Aleanca konfirmon po ashtu, respektin për qytetarin dhe qeverisjen komunale, si dhe vendosmërinë për të fituar. Qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve. RH", ka shkruar Haradinaj.























