Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Oral
Në ”Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së, dr. Arta Gjikolli Loxha, specialiste e protetikës stomatologjike, foli për Ditën Botërore të Shëndetit Oral, historikun e kësaj dite të shënuar për shëndetin oral.
Siç theksoi ajo, kjo ditë është caktuar nga Federata Dentare Internacionale, duke shtuar se deri më 2012 kjo ditë është shënuar më 20 shtator, ndërkohë që kjo federatë ka vendosur që Dita Botërore e Shëndetit Oral të shënohet me 20 mars.
”Qëllimi i shënimit të kësaj date është ndërgjegjësimi i popullatës për rëndësinë e shëndetit oral që ndikon shumë në shëndetin e njeriut në tërësi”, theksoi mes tjerash dr. Loxha.
Tutje ajo përmendi angazhimin e Federatës kombëtare dentare në bashkëpunim me atë ndërkombëtare në vetëdijësimin e shëndetit oral tek masa, sidomos në shtresat e varfëra.
”Sipas OBSH-së, mbi 90 për qind të njerëzve të paktën një herë në vit kanë një sëmundje dentare”, shtoi ajo.
Më tej ajo përmendi një statistikë interesante, ku bëri të ditur se mbi 30 për qind e njerëzve mbi moshën 65 vjeçare mbesin pa dhëmbë natyral, që tregon qartë nivelinb e shëdetit oral në botë, ndërkohë që 40 për qind e popullatës nuk kanë alses fare në shëndetin oral.
”Prtandaj OBSH merr nisma në vendet e varfëra që grupe të caktuara specializante të kenë angazhimin në ngritjen e vetëdijes në vlerën e shëndetit oral”, sqaroi dr. Loxha.























