Arifi premton muze, kemi llullat e Ali Pashës dhe tavolinën e H.Prishtinës
Komuna e Preshevës këto ditë pritet ta paraqes planin 3D se si do te duket muzeu dhe si do modernizohet për të qenë një prej destinacioneve kryesore turistike në Luginën e Preshevës.
Kryetari i komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, gjatë njē vizite që pati në fshatin Rahovicë, në muzeun unikal, i pa dhe admiroi personalisht reliket me vlera të paçmueshme, që janë përdorur nga patrioti Hasan Prishtina apo dhe llula të duhanit të përdurura nga pashai i famshëm i Janinës, Ali Pashë Tepelena.
Bëhet fjalë për muzen që gjendet në fshatin Rahovicë, ngjitur me qytetin e Preshevës, krijuar nga Durak Osmani, në shtëpinë e tij private.
Osmani personalisht 46 vjet të jetës sē tij nē Gjermani ka punuar dhe jetuar duke mbledhur relikte nga më të ndryshmet.
“Gjithë jetën ja kam kushtuar krijimit të këtij muzeut dhe ende vazhdojë që çdo ditë të jetës time tia pērkushtojë pasurimit tē tij”, ka deklaruar gjatë bisedës me kryetarin e Komunës sēa Preshevës, pronari i muzeut Durak Osmani.
Ndër gjërat mē karakteristike tēa muzeut dhe mē famoze merret vesg se janë llulat e duhanit të përdodura nga pashai me famē botërore, Ali Pashë Tepelena.
Portreti i tij me llullën e duhanit bënē xhiron e botës në saje edhe tëa mardhënjeve të pashait me oborret mretrore europiane, mardhënjet personale me Napolon Bonopartin, Lord Bajronin që e veprën e tij e bëri të paharrueshëm dhe shumë udhëtarë tē tjerë.
Gjithashtu në muze gjendet dhe banka e shkollës fillore ku qe ulur kryeministri i Shqipërisë dhe një prej patriotëve më të mëdhenj, Hasan Prishtina.
"Këto janë relike apo eksponate me vlera të paçmueshme. Do ndihmojmë zotin Osmani me financime nga komuna e Preshevës që të krijojē një muze model për tē gjithē shqiptarët. Do shërbejë dhe si një prej objekteve muzeale dhe turistike për tē cilin do të jemi krenarë", tha kryetari Shqipërim Arifi.























