Abdixhiku takohet sot me Osmanin për presidentin
BKT
Lajme

Abdixhiku takohet sot me Osmanin për presidentin

LDK insiston që presidenti i vendit me qenë i paanshëm.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot do të takohet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Takimi Abdixhiku – Osmani do të mbahet në orën 14:00.

 

Abdixhiku ditë më parë kishte thënë se LDK nuk do të ketë më takime me Albin Kurti, por takimet me Osmanin do të vazhdojnë për të diskutuar për presidentin.

 

LDK po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i paanshëm në raport me subjektet politike.


MË SHUME NGA Lajme