11:55 / 24.03.2021
Specialja – ka nisur seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Ka nisur seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Seanca ishte planifikuar të fillonte në ora 11:00, por që ka nisur me 45 minuta vonesë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kishin njoftuar se seanca ka të bëjë me ecurinë e çështjes.
"Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00”, thuhej në njoftim.
Kujtojmë se seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt.























