OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale është treguar jo serioze
BKT
Lajme

OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale është treguar jo serioze

Kryetari në detyrë i OVL-së UÇK-së, Faton Klinaku tha se Gjykata Speciale është treguar jo serioze pasi nuk ka kthyer pajisjet që i kanë marrë gjatë bastisjes në zyret e tyre gjashtë muaj më parë.

Ai në një konferencë për medie të mërkurën tha se nga kjo gjykatë janë njoftuar që sot do t’i marrin ato pajisje në EULEX, por që nuk u janë dhënë, raporton E.O.

“Nesër bëhen gjashtë muaj ku i kanë arrestuar ku i kanë konfiskuar edhe shtatë pajisje dhe një pajisje që kanë pasur filmime nga kamerat. Neve na kanë thirr nga Haga për të na thënë që do t’i sjellin ato pajisje që i kanë konfiskuara para gjashtë muajve. Neve sipas organizatë shumë herë kemi thënë qe kjo gjykatë është politike dhe me çështjen e sotme ata po e tregojnë që janë jo serioz”, tha Klinaku.


MË SHUME NGA Lajme