​Fillon takimi mes Vjosa Osmanit e Lumir Abdixhikut
BKT
Lajme

​Fillon takimi mes Vjosa Osmanit e Lumir Abdixhikut

Pretendentja për kandidate të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku.

Ky është takimi i parë ndërmjet tyre, pa praninë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit Albin Kurti.

Osmani pritet t’ia sqarojë Abdixhikut pozicionin e saj rreth kandidaturës së presidente, në mënyrë që të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente.

Abdixhiku në këtë takim është shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ndërsa, Osmani nga këshilltarja e saj, Learta Hollaj.


MË SHUME NGA Lajme