15:14 / 24.03.2021
Meta:I lumtur ta festoj ditëlindjen në ditën kur NATO-ja ndërhyri në Kosovë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se ndihet shumë i lumtur që feston ditëlindjen në të njëjtën ditë kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.
“Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë”.
Tutje Meta tha se e ardhmja e Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendsour për ta mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë.























