13:15 / 25.03.2021
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës
Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.
Në vendimin e tij, gjyqtari francez ka kërkuar nga avokati dhe prokuroria që të dërgojnë parashtresat e tyre për shqyrtimin tjetër të paraburgimit, më 11 maj të këtij viti.
Kjo është hera e tretë që Mustafës i vazhdohet paraburgimi nga Specialja. /Lajmi.net/
























