Zaev shkruan për vdekjen e aktorit Luran Ahmeti
Kryeministri maqedon thotë se Ahmeti la gjurmë në skenën e teatrit.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shkruar për vdekjen e aktorit të njohur shqiptar, Luran Ahmetit.
Ai përmes postimit në Facebook ka thënë se vdekja e Luranit la pas gjurmë të thella në skenën e teatrit.
“Lajmi për vdekjen e një prej aktorëve më të talentuar të Teatrit Shqiptar Luran Ahmeti është thellësisht shqetësues. Luran u largua, por la pas gjurmët e thella në skenën e teatrit dhe personazhet për t’u kujtuar në më shumë projekte të huaja filmike dhe televizive”, ka shkruar Zaev.
Kryeministri maqedon po ashtu e ngushëlloi edhe familjen e aktorit.
“I shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta familjes në këto momente pikëllimi të thellë. Pusho në paqe Luran”,shtoi Zaev.
Luran Ahmeti vdiq të enjten në moshën 46 vjeçare pas një infektimi me koronavirus. Për vdekjen e tij, shkruan shumë artistë e miq të tij, të cilët u shokuan nga vdekja e papritur e aktorit.























