Benigni për presidentin: "Për juve isha bërë edhe berber"
Komediani italian ironizon me presidentin në prezencën e tij.
Aktori i famshëm komik Roberto Benigni ironizon me presidentin Sergio Mattarella gjatë një paraqitje ceremoni të “Dantedi”, festës nacionale për vdekjen e poetit dhe filozofit italian Dante Alighieri. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe presidenti italian Mattarella, i cili nuk përmbahej nga të qeshurat, shkaku i fjalëve të Benignit, shkruan Corriere della Sera.

“Kam respekt dhe adhurim për juve, kam turp, ju kisha përqafur por nuk mundem. Kam dëshirë të jem në dispozicion të juajin nëse keni nevojë për kalorës, sepse nëse dikush vonohet ose sëmuret, unë veç e kam gati uniformën. Ose kuzhinierin, shoferin, rrobaqepësin, berberin. Ju kam pa në TV dhe e pash që nuk kishit berber”, ironizon Benigni.























