13:46 / 26.03.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë është, Mentor Zymberaj, nga Instituti Ndërkombëtar Teatror. Ai flet për Ditën Botërore të Teatrit.
Kurse, për të njëjtën temë do të flas, Besim Ugzmajli, Drejtor artistik i Teatrit “Adriana”.
Ndërsa mysafir tjetër është Vilson Culaj, autor i librit “DASHURI TË PAPREKURA”,i cili i kushtohet Leze Qenës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























