Lajçaku i shkruan Kurtit, thotë se dialogu me Beogradin duhet të vazhdojë
BKT
Lajme

Lajçaku i shkruan Kurtit, thotë se dialogu me Beogradin duhet të vazhdojë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak i ka shkruar ditë më par/ë një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përmes së cilës ia rikujton se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të vazhdojë pa vonesa.

“Në cilësinë time si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, shpresoj të punojmë së bashku drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Unë zotohem vendosmërisht që do t'i mbështes të dy palët për t'i vazhduar pa vonesa takimet në kuadër të Dialogut me Beogradin, të lehtësuar nga BE-ja. Vazhdimi i Dialogut do të na mundësojë të bëjmë progres i cili do të sjellë dobi për të dy palët në vitet që vijnë.”, thuhet në letrën e Lajcakut.

Ai më tutje ka shkruar se së shpejti do ta ftojë Kurti në Bruksel për të diskutuar personalisht për punën e përbashkët.

Lajcaku në këtë letër është shprehur i bindur se udhëheqësia e Kurtit dhe përvoja e tij e gjatë politike do t'i shtojnë vlerë institucioneve në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme