09:48 / 27.03.2021
Kurti, Konjufca dhe Çeku bëjnë homazhe për Cimën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe Ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku kanë bërë homazhe në nder të aktorit të ndjerë, Rasim Thaçi-Cima.
Të tretë kanë shkruar në librin e kujtimeve.
Homazhet janë duke u mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat familjare në fshatin e lindjes – në Vukovc, në ora 13:00.























