06:57 / 29.03.2021
Ngjarjet e datës 29 mars
Ngjarjet e datës 29 Mars 2021
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media me rastin e pranimit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë mbi kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica deri në vendosjen meritore të çështjes. (Zyrat e GLPS, Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet protestë e kandidatëve të pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik në UP. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 12:00)























