Gazetari suedez fascionohet nga Prekazi
BKT
Lajme

Gazetari suedez fascionohet nga Prekazi

“Një vend dhe një futboll i lindur në gjak”: titulli i reportazhit nga Erik Niva.

Suedia dje ishte mysafir i Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, ndeshje të cilën e fituan me rezultat 0-3.

Gazetari suedez i Sportbladet, Erik Niva ka shfrytëzuar vizitën e tij për të bërë një reportazh të shkurtër në Kompleksin Memorial, Adem Jashari.

Ai ka shpjeguar ngjarjet që kishin ndodhur në familjen Jashari duke mbetur pa fjalë derisa po i lexonte mbiemrat e njejtë të dëshmorëve të familjes legjendare.

“Një vend dhe një futboll i lindur në gjak” e ka titulluar reportazhin gazetari suedez, Niva.

Postimi i publikuar në rrjetet sociale ka pasur komente pozitive edhe nga vetë suedezët që kanë kritikuar ashpër dhunën serbe të shkaktuar në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme