VIDEO: Po vazhdon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë
BKT
Lajme

VIDEO: Po vazhdon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë

Venera Xhoxhaj

Po vazhdon procesi i vaksinimit me punëtorët shëndetësorë në sallën 1 tetori dhe në Klinikën Infektive.

 Edita Goranci Haxhiu shefe e imunizimit në IKSHPK ka thënë për RTK-në se në dhjetë ditët e para vaksinimi do të bëhet për grupin e parë sipas planit shtetëror të vaksinimit kundër Covid-19 që përfshinë punonjësit shëndetësorë dhe grupet e riskut.

Ndërkaq tashmë është bërë gati aplikacioni E-Kosova në të cilin qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u fut në listën e vaksinimit.

E në orët e para të mëngjesit është parë një interesim i madh i qytetarëve të cilët janë drejtuar në sallën 1 tetori për të marrë informacion nëse mund të vaksinohen.


MË SHUME NGA Lajme