Si dukej Donika Kastrioti, gruaja e Skënderbeut?
Portreti “Andronica Castriota Scnderbeg” është realizuar nga artisti italian Roberto Gammone.
Historia e Shqipërisë flet shumë. Së fundmi një portret i nuses së Gjergj Kastriot Skëndërbeut ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale.
Fuqia e portertit të ka një histori të gjatë dhe të pasur. Shumë prej nesh nuk arrijmë të kuptojmë historinë po konsultuar portretet e figurave historike, edhe sikur thjesht të shohim që jeta apo legjenda përkon me pamjen e figurës në fjalë.
Të gjithë e njohim profilin e Skënderbeut apo portretin e Ismail Qemalit. Për këtë arsye, kur një portret i panjour dhe jashtëzakonisht i bukur i Donika Kastriotit u shfaq ditët e fundit, njerëzit u bënë natyrshëm kuriozë dhe reaguan duke e shpërndarë me njëri tjetrin në rrjetet sociale
Aty edhe u kuptua se, ndonëse Donika është relativisht pak e diskutuar si figurë historike, ajo ende ngjall kuriozitet.
Portreti ështe aktual apo historik? A pasqyron të vërtetën? Ishte Donika vallë kaq e bukur? Kush ishte ajo në të vërtetë? Një portret mjaftoi ta kthente në skenë këtë grua njëkohësisht të njohur dhe ende misterioze.
Portreti
Portreti në fjalë titullohet “Andronica Castriota Scnderbeg” dhe është realizuar nga artisti italian Roberto Gammone vitet e fundit. Pra, ndonëse ka pamjen e një porteti historik, piktura është aktuale.
Pikturat e të talentuarit Gammone duken njëherësh moderne dhe historike pasi ai përdor teknikë të re në pikturë por përmbajtja ruan disa detaje të cilat zakonisht i sheh vetëm në portrete të hershme, si gravura me të cilën jëmi mesuar të identifikojmë nusen e Skënderbeut.
Shumë prej nesh e njohim Donikën nga imazhi më poshtë, i gdhëndur nga artisti Johann Theodor de Bry në vitin 1596.
Disa nga detajet në fjalë, në portretin e Gammones, janë data e shkruar në pikturë (ndonëse 1556-a ështe plot 50 vjet pas vdekjes së Donikës) apo edhe imazhi i Donikës në profil, të dy elementë të stilit të portreteve të shekullit të 16-të.
Gammone gjithashtu i ka dhuruar interpretimin e tij edhe portretit të Skënderbeut, por ishte portreti i Donikës që pati jehonën më të fortë.























